Zaimina Vasjari merr unazë fejese për Shën Valentin

Zaimina-Vasjari-2

Një unazë fejese, lule dhe mëngjes romantik në Maldive ishte dhurata speciale që Zaimina Vasjari mori sot për Shën Valentin. Këngëtarja ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale momente nga kjo ditë romantike, që u dedikohet të dashuruarve. “Gjithçka që dua”, ishte komenti që ajo i bëri unazës, edhe pse personi që ia ka dhuruar mbetet mister. Së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Bleron, këngën “I wanna feel”, në platformën SoundCloud, këngë e cila është pritur mirë nga publiku. Ndërkohë, pas një pune mjaft të lodhshme me promovimin e veshjeve të butikut të saj dhe realizimin e projekteve të reja muzikore, Zai ka vendosur që t’i dhurojë vetes pak ditë pushim. Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Vasjari ka treguar se është larguar drejt ishujve Maldive, për të shijuar plazhin atje. Si gjithmonë në sy bien format trupore, që ajo nuk heziton t’i ekspozojë.