A nuk janë Ori dhe Isli dyshja me kiminë më të mirë në ekran?

Ori Nebiaj e nisi ditën me videon e Islit teksa këndon në Festivalin e Këngës në RTSH. Kolegia dhe mikja e moderatorit e ka ndjekur me emocion dhe mbështetur Islin, teksa dje krah moderimit na tregoi një tjetër dimension të aftësive të tij si artist. Ai këndoi “Qyteti i vjetër”, teksa performancën e nisi me dashurinë e parë, violinçelin.

“Mirëmëngjesi. Uroj ta keni shijuar po aq sa unë këtë artistin e bukur e me shumë ngjyra, por mbi të gjitha në njeriun e bukur që tashmë të gjithë e njohët! Super krenare për ty. Shkëlqeve në plot kuptimin e fjalës! U desh ky festival që pritja ime të merrte fund se kam 4 vite që i lutem të bëjë një këngë. Besoj dhe Ton Deda e ka pëlqyer këtë version tëndin të këngës “Qyteti i vjetër”. Ju lumshin duart”, shkruan Ori në videon e performancës. Isli hapi performancat e moderatorëve të spektaklit të cilët sollën një kolazh me këngë të bukura nga Festivali ndër vite./revistawho.com