Çfarë po ndodh me lidhjen romantike të Dua Lipës?
Duket se Anwar Hadid nuk është ‘i duhuri’ për Dua Lipën!
Raportohet se modeli dhe këngëtarja i kanë dhënë fund lidhjes pas dy vitesh bashkë.
“Dua dhe Anwar po marrin pushim nga lidhja e tyre dhe po kalojnë kohë larg njëri tjetrit”, tha një burim për revistën People.
“Po mundohen të qartësojnë gjërat mes tyre”, vazhdoi më tej burimi.
Thashethemet për ndarje filluan të qarkullojnë më herët këtë muaj kur gazeta SUN raportoi se dyshja po kalojnë nëpër një krizë dashurie. /Prive.al