Ndjekësit shqetësohen për shtatzëninë e saj, reagon Genta Ismajli
Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, do të bëhen prindër jo të një, por të dy fëmijëve. Binjakët e çiftit do të jenë bebe të janarit.
Së fundmi, ajo ka marrë të gjithë vëmendjen me publikimin e shumë fotografive dhe më pas të një videoje ku dokumentohet festa e pritjes së ëmbël.
Por, shqetësimet u ngritën kur nga llogaria e saj në Instagram janë fshirë disa fotografi që shfaqnin këngëtaren me barkun e rrumbullakosur.
Shumë ndjekës të shqetësuar kanë kontaktuar këngëtaren për të kuptuar se nëse ka ndodhur diçka me gjendjen e saj shëndetësore. Ishte këngëtarja ajo që qetësoi ujërat me anë të një reagimi në Instagram.
“Pas një problemi me Instagram, ku më saktë Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe”, shkruan këngëtarja në postimin e saj. /Prive.al