Besa zbulon momentin më të vështirë të këtij viti
Besa Kokëdhima ka qenë e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për momentet më të vështira të vitit 2021 dhe projektet e reja muzikore.
Ajo ka rrëfyer momentet e vështira, pasi i ati u infektua me Covid-19.
“Këtë vit kam qenë duke kaluar një periudhë të tmerrshme familjare sepse babi ishte i sëmurë më Covid-19 dhe e kaloi me vështirësi. Ishte rrugëtim i tmerrshëm për ne por falë zotit dhe mjekëve e kaluam. Këto kanë qenë dy vite të tmerrshme. Na vjen keq për jetët e humbura, por jemi falënderues edhe për shëndetin”, tha Besa.
Ndërsa për muzikën, këngëtarja ka treguar se ka punuar për albumin e saj të ri prej dy vitesh dhe klipi i parë është gati, por pritet të lançohet për çështje ditësh.
“Kam 2 vjet që kam punuar, kam realizuar albumin e ri me artistë të njohur në Francë, gjysmë frengjisht, gjysmë anglisht”, rrëfeu Besa./revistawho.com