“Turp të kesh”, agravohet marrëdhënia mes Beniadës dhe Monikës
Marrëdhënia mes Beniadës dhe Monikës është acaruar sërish pas diskutimeve të djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip.
Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd. Të dyja kanë ngritur zërin, teksa Monika e ka pyetur se çfarë ka qenë duke bërë dhe i ka thënë kujdes gjithë kohës.
“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës.
Banorët e tjerë nuk kanë ndërhyrë gjatë diskutimit./revistawho.com