“Jam i varuar nga seksi”- Katër vite pas akuzave, aktori famshëm e pranon: Kam kryer marrëdhënie seksuale me studentet

Aktori James Franco ka pranuar se kreu marrëdhënie seksuale me studentë të shkollës së tij të aktrimit, pothuajse katër vjet pas akuzave ndaj tij për sjellje të pahijshme seksuale.

43-vjeçari ra dakord të paguante 2.2 milionë dollarë në korrik, pasi u padit për “sjellje të pahijshme ndaj studenteve”.

Në një intervistë për The Jess Cagle Podcast, ai tha se “ndërsa jepte mësim bënte seks me studentet dhe kjo ishte e gabuar”.

Ai deklaroi se nuk e kishte hapur shkolën për të joshur gratë për qëllime seksuale.

Franco u nominua në kategorinë “Aktori më i mirë” në Oscars në vitin 2011 për rolin e tij kryesor në 127 Hours. Gjithashtu është i njohur për rolet e tij në Pineapple Express dhe filmat Spider-Man.

Studentet pretenduan në padinë e tyre se James Franco shfrytëzoi pozitën e tij për të bërë seks me to dhe u krijoi mundësi për të përfituar role.

Studentet thanë se ranë viktima të mashtrimit për të paguar shkollën e aktrimit, ndërkohë që ishin objektivizuar dhe frikësuar seksualisht.

Gjatë intervistës, aktori Franko tha se po kuroj nga varësia ndaj seksit që nga viti 2016 dhe kishte punuar shumë me veten për të ndryshuar në këtë aspekt.

/Panoramaplus.al