Shprehet ish/konkurrentja: “Brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ nuk ka dashuri”, replikon Dj PM!!!
Gjatë emisionit të sotëm, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në qendër të bisedës u vu marrëdhënia e Meridianit dhe Arjolës. Ata janë shprehur se kanë patur relata të mira nga jashtë, pavarësisht se është zbehur gjatë lojës brenda shtëpisë.
Një nga miqësitë e tjera të diskutuara shumë në garë është edhe ajo midis Ilirit dhe Arjolës.
Ndër të tjera, Arbana ka pyetur ish-konkurrentët e “Big Brother” se sa i besojnë shoqërisë së dyshes, si dhe nëse mendojnë që ka miqësi apo dashuri të vërteta aty brenda.
Fillimisht, është përgjigjur DJ PM, i larguar të premten, duke thënë se ai, Donald, Dagz, Sara dhe Beatrix kanë krijuar marrëdhënie të sinqerta e të pastra brenda shtëpisë.
Ndërkohë, Paloma, ish-konkurrente, është shprehur e bindur se në garë nuk ekzistojnë shoqëritë dhe dashuritë.
“Absolutisht që nuk ka miqësi aty brenda. As dashuri.”– ka thënë ajo.
“As midis Sarës dhe PM?”– u pyet ajo nga Arbana.
“As midis tyre. Fundja ato vetë e kanë thënë që nuk është se duhen, thjesht kanë një pëlqim për njeri-tjetrin. Koha do ta tregojë nëse do të jenë apo jo bashkë jashtë shtëpisë.”
Dj PM ka replikuar menjëherë duke përmendur takimin e tij me babain e Sarës.