“Do jem gjithmonë në krahët e Gertit”- Balerina i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Se di pse mërziten kur na shohin… Le të ëndërrojnë
Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë çift prej vitesh jo vetëm në skenë, por edhe në jetë. Dhe s’kanë ndërmend të ndahen kurrë nga njëri-tjetri.
Gjatë një interviste, balerina e famshme u shpreh se, ajo dhe bashkëshorti i saj, do vazhdojnë të punojnë së bashku në skenë dhe nuk e shohin dot veten pa njëri-tjetrin.
Enada Hoxha iu përgjigj ‘gojëve të liga’ duke i thënë që “të vazhdojnë të ndërrojnë”, ndërsa theksoi se për sa kohë do punojë në skenë do jetë në krahët e partnerit të saj.
“Jo, nuk e di pse mërziten kaq shumë disa kur ne vazhdojmë dhe punojmë akoma. Le të mendojnë, le të ëndërrojnë ndryshe. Unë e kam thënë dhe vazhdoj, sa të jem në skenë do jem në krahët e Gertit, ne të dy jemi rritur tashmë në skenë dhe në jetë bashkë. Mendoj se ne e shohim gjithmonë njëri-tjetrin bashkë, nëse do vijnë oferta pune për mua që të kërcej me dikë tjetër apo për Gertin, mirë se të vijnë. E rëndësishme është që të jenë profesionale, të mira dhe s’jemi kundra”, u shpreh balerina.
/Panoramaplus.al