Harry Styles është gati të refuzojë 1.3 milion dollarë që të kalojë Vitin e Ri me të dashurën

Harry Styles thuhet se i janë ofruar 1.3 milion dollarë për të kënduar në një koncert privat për Vitin e Ri në “Fontainebleau” Miami Beach, Florida.

Edhe pse oferta është joshëse, këngëtari 27-vjeçar, thuhet se akoma nuk e ka pranuar dhe po mendon për përgjigjen përfundimtare. Një burim i tha “The Sun”, ka zbuluar se ylli i hitit “Watermelon Sugar”, fillimisht nuk e kishte besuar si i ka ardhur një ofertë me një shumë të tillë parash për të kënduar vetëm disa këngë.

Shkak për dyzimin e tij në marrjen e vendimit është fakti që Harry kishte në plan të kalonte festat me të dashurën e tij, Olivia Wilde./revistawho.com