“Dera aty është, dil kur të duash”/ Beatrix Ramosaj kërkon të largohet nga Big Brother, ja reagimi i Donald Veshajt (VIDEO)
Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur ditët e fundit në gjendje jo të mirë emocionale, madje ajo ka kërkuar mbrëmjen e djeshme të largohet nga shtëpia e Big Brother. Banorët janë munduar që ta qetësojnë dhe ti rrinë pranë.
Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donald Veshaj ka shkuar për t’i ndenjur pranë Beatrixit. Kur Donaldi e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur” dhe dukej se nuk ka ndryshuar mendim.
Donaldi mundohet ta qetësojë madje i thotë se dera është e hapur dhe se mund të dalë kur të dojë, por ka shtuar se nuk do që ajo të dorëzohet.
Biseda mes tyre:
Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?
Beatrix: Thjesht e kam humb… Asgjë!
Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë.
Beatrix: Nuk dua të fle….
Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi.
Beatrix: Po ik ti…
Donald: Jo, si të iki unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok.
Beatrix: Nuk më duket aq ok…
Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?
Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok.
Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë.
Beatrix: Po do mendoj…
Donald: Supozohej, lirshëm në çfarë sensi?
Beatrix: Me qenë ok! Me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë… nuk ta shpjegoj dot. Nuk e kam ndjerë vëndim tim këtu.
Donald: Po as unë se ndiej…
Beatrix: Jam ndryshe, ça të bëj të rri kot?
Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu.
Beatrix: Normal….
Donald: Dera aty është dil kur të duash. Po të duash dil e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…
Beatrix: Mos u ndje keq të lutem…
Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë, se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë…
Beatrix: Si?
Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë….
Panorama.al