Oni Pustina zgjedh Instagramin e revistës “Story” për t’i çjerrë maskën Ilir Shaqirit, ja si nisi gjithçka!
Modeli shqiptar, Oni Pustina ka komentuar në faqen zyrtare të Instagramit të revistës “Story” në Instagram për balerinin e njohur shqiptar Ilir Shaqiri, tashmë protagonist në “Big Brother VIP”.
Në komentin e lënë në faqen zyrtare, Oni është shprehur për balerinin dhe koreografin që ka zhvilluar karrierën në Itali, se ka jetuar gjithmonë në hijen e miqve tij të ngushtë si Kledi Kadiu, të cilët kanë shënuar sukses të paparë në Itali.
Ai gjithashtu është shprehur që Ilirit i është dashur të arrijë suksesin e shqiptarve të tjerë në Itali me anë të intrigave në mënyrë që të jetë në nivel të tyre. “Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ”mikut” të tij me të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për cdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajdi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, komentoi Oni.
Pas kësaj deklarate një komentues shkruan duke i treguar Pustinës se, “një natë kur ishte nga fillimi Bigu ky ka qenë te tavolina e ngrënies me Arditin ulur dhe si me kode po flisnin keq dhe për ty, për Ambetën dhe të tjerë, s’e di në e ke parë”. Dhe Oni ia ka kthyer me duartrokitje duke i komentuar “Shumë i vëmendshëm”, duke u shprehur se është shumë dakord me konstatitim e tij.
Dhe më tej komentuesi vazhdon po në faqen e Instagramit të revistës “Story”. “Të përshëndes! Po e kujtoj shumë mirë, madje foli dhe për njërin nga ju s’dua të gaboj, por më duket për ty që tha është martuar me vajzën e një të madhi këtu, e ka babain gjyqtar, një gjë e tillë”, duke iu referuar partneres së Onit. Dhe Pustina e finalizoi me një “Bravo!”, duke treguar se komentet e Ilirit për të dhe rrethin e tyre miqësor kanë qenë krejt pa vend.
Oni Pustina është një ndër shqiptarët më të njohur në Itali, i cili ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë vite dhe bëri një karrierë shumë të bukur atje, para se të kthehej në Shqipëri kur fitoi “Dancing with the Stars” dhe më pas krijoi familjen e tij me partneren e spektaklit.