Jon Gjebrea i bëri familjes së tij surprizën më të bukur në ditët më të ngarkuara

Jon Gjebrea ka surprizuar të gjithë familjen duke ardhur nga Amerika për të mbështetur të motrën e tij teksa përgatitet për finalen e “Junior Eurovision Song Contest 2021”. Surpizën e bukur e ka treguar Arditi, duke publikuar videon e bashkimit të familjes.

“Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën. E dua familjen time”, shkroi Ardit Gjebrea.

“Junior Eurovision Song Contest 2021” do të organizohet në Paris, më 19 dhjetor të këtij viti dhe Anna përfaqëson vendin tonë./revistawho.com