Brunilda Lahe publikon foton e rrallë familjare në ditën më të veçantë të vitit

Brunilda Lahe e ka lëshuar dorën me publikimin e një fotoje të rrallë familjare, krah bashkëshortit dhe vajzës me rastin e 2-vjetorit të lindjes së saj. Brunilda mban përgjithësisht një profil profesional dhe pa shumë postime me familjen, por me periudhën festive, moderatorja hodhi këtë foto ndryshe.

Në foton në fjalë, me një sfond në ngjyrë rozë, me veshje të stampuar dedikuar ditëlindjes së 2-të të Hanës, familja shihet e qeshur. E vogla i ngjan shumë të atit dhe të këtij mendimi janë shumë ndjekës të moderatores së njohur. Urimet për të nuk kanë munguar, madje kanë qenë të shumta nga miq dhe familjarë të tyre, por edhe fansa./revistawho.com