Saras i “Sarasvatiçandra”: Jam pasaniku me jetën më të varfër mes të famshmëve, pse s’u dorëzohem femrave dhe alkoolit

“Saravatiçandra” është seriali që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, pasi personazhi kryesor është 39 vjeçari më i nxehtë i Indisë, Gautam Rode. Drama familjare e Saras, jeta e të cilit ka pasur shumë tronditje që prej vetëvrasjes së nënës, është thelbi i historisë së serialit, që po transmetohet edhe në Shqipëri. Por si magnet për ndjekësit e saj është bërë lidhja romantike e dashurisë mes Saras dhe Kumud. Personazhi i Sarasvaticandra, fitues i disa çmimeve prestigjoze luhet nga Rode, një nga prezantuesit televizivë më “hot” të Indisë, që e nisi karrierën në vitin 2000. Në vitin 2015, ai arriti kulmin e fames duke u vlerësuar si aktori më i mirë në ndarjen e çmimeve “Lions Gold Awards”, për rolin e tij në këtë telenovelë. I lindur në Mumbai, Rode ka luajtuar në disa seriale dhe filma tepër të suksesshëm, ndërsa shquhet për klasin si mashkull. Po cila është jeta e tij si aktor i famshëm dhe shumë i pasur, marrëdhënia me femrat dhe partneren në rolin e Kumud, Jennifer Winget, dhe nëse e ka gjetur vajzën e ëndrrave. Gautam Rode, që njihet si imazhi i njohur i kompanive më të shtrenjta në Indi rrëfen disa sekrete nga jeta e tij bardh e zi…

A mund të na përshkruash tipin e Gautam Rode si djalë jashtë kinemasë?
Unë jam një djalë shumë i thjeshtë. Nuk jam fare tipi i festave të çmendura që u dorëzohem lehtë femrave, apo alkoolit. Unë dua vetëm punën time. Pas një ditë të lodhshme, kthehen në shtëpi dhe maksimumi që bëj është një kafe me miqtë e mi. Ky jam unë.
Si do e rrëfeje kapërcimin tënd të karrierës nga televizioni në kinema?
Udhëtimi im i karrierës ka qenë plot me ulje dhe ngritje, nga fillimet e mia në kolegj si model, deri në botën e Bollywood-it kur xhirova filmin tim të parë. Për të bërë aktorin si fillim ushkëputa nga televizioni dhe pastaj u zhvendosa në industrinë e filmit. Tani karriera ime është duke vazhduar mirë dhe qetë në industrinë televizive.
Ke rrëmbyer zemrat e shumë femrave me rolin tënd në “Sarasvatiçandra”. Përveç një djalë i pashëm, çfarë sjell ndryshe me karakterin tënd?
Në këtë projekt më përzgjodhi regjisori dhe producenti i ACE, Sanjay Leela Bhansali, dhe vërtet jam i lumtur që ky rol ka goditur zemrat e të gjithëve. Unë luaj karakterin e Saras, karakterit që përveç epërsisë mashkullore sjell fatkeqësinë e birit që jeton pa nënën e tij. Pavarësisht mungesës dhe dramës shpirtërore ai rritet dhe bëhet një njeri i mëshirshëm, dhe me parime shumë të larta.
Duhet ta themi që roli i “Sarasvatiçandra” të ka bërë të famshëm në të gjithë botën. Si ndihesh?
Ka qenë me të vërtetë e madhe fama dhe kënaqësia që kam përjetuar deri tani me rolin tim. Të gjithë më komplimentojnë, e për më tepër që portreti im është kthyer në simbol i imazhit perfekt mashkullor. Jam i lumtur.
E si ndodhi që ky rol t’u besua pikërisht ty?
Unë isha duke punuar për spektaklin “Got Talent” të Indisë kur mora një telefonatë nga “Bhansali Productions”. Në fillim më kërkuan thjesht të bëja një imitim, pas të cilit më aprovuan direkt për rolin. Ishte si ëndërr për mua ta shihja veten aq natyrshëm brenda kastit.
Çfarë të ngazëllen të jesh brenda një seriali televiziv që ka pushtuar ekranet në shumë vende?
Për të qenë realist mund të rrëfej një sekret. Në jetë më pëlqen ta mësoj historinë e dikujt apo diçkaje menjëherë, jo të ndarë në pjesë siç ndosh në seriale. Por kur u bëra pjesë e saj, filloi të më pëlqente dhe mua ideja që publiku mezi priste vazhdimin e serisë. Pikërisht kjo më ngazëllen, ideja që krijon marrëdhënie të ngushtë me publikun, dhe u mungon atyre njësoj si një person i dashur apo i familjes.
Si ishte reagimi yt kur mësove se ky serial është prodhim i Sanjay Leela Bhansali?
Sanjay Leela Bhansali bën filma të mëdhenj, kështu që gati sa s’po më shpërthente zemra kur mësova se do të luaja një karakter të fortë si Saras, brenda një produksioni të fuqishëm.
Sanjay Leela Bhansali është sinonimi i dinjitetit dhe seriozitet. A vihesh nën presion për të dhënë më të mirën duke qenë pjesë e një produksioni kaq të madh?
Jo gjithmonë. Në fund të fundit unë jam aktor. Aktrimi është buka ime ndërsa gjalpi sipër bukës është jeta ime, nëse do e shprehja në mënyrë figurative marrëdhënien time të ngushtë me këtë profesion. Nëse unë do të ndjehen nën presion për gjëra të tilla, nuk do të jem në gjendje për t’i kryer mirë detyrat profesionale apo qejfet jashtë punës. Duke qenë se ky film sillet rreth karakterit tim, unë do të thosha se më shumë është përgjegjësi sesa presion.
E ke lexuar romanin “Gujarati”, ku është bazuar historia e serialit?
Jo, nuk e kam lexuar. Në fakt, Z. Bhansali më ka ofruar materiale të mjaftueshme për t’u përgatitur për rolin tim, e për ta bërë punën time nga shtëpia. Kam marrë kohën e mjaftueshme për ta kuptuar dhe ndërtuar karakterin tim ashtu si duhet. Mund të them se është një histori dashurie e një kohe të shkuar, por e vendosur në kohët moderne.
Çfarë transformimesh bëre personalisht, për t’u shndërruar në një Saras?
Ata më kërkuan çfarë donin nga unë në aspektin e gjuhës sime të trupit, ndërtimit të dialogut dhe të gjitha këto më bënë të ndërtoj karakterin tim. Fakti që ishin shumë të qartë me mua, e bëri shumë më të lehtë punën, pasi unë vetëm ndoqa udhëzimet.
Industria televizive dominohet nga personazhet femra protagoniste, pra që janë në qendër të filmit. Si ndjehesh që arrite të thyesh rregullin si mashkull në rol kryesor?
Kjo është ndjenjë e mirë sigurisht. Pra, në një farë mënyre e ndiej se jam me fat. Duke qenë një djalë dhe duke fituar karaktere qendrorë në këtë industri televizive të dominuar nga femrat, e konsideroj një lloj arritjeje. Kjo gjë nuk ka ndodhur me asnjë aktor më parë, kështu që unë ndihem i bekuar që më kanë përzgjedhur për të luajtur karaktere të tilla të forta në televizion.