‘Mendoj se kam gjetur dashurinë’, Kerem Bursin flet për martesën dhe fëmijët

Kerem Bursin tashmë është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Serkanit në serialin “Dashuria është në ajër”, por edhe jeta e tij private nuk ka mbetur në hije.

Përkundrazi lidhja me Hande Erçel ka qenë në faqet e para të gazetave turke. Së fundmi i ftuar në një emision, aktori foli si kurrë më parë për martesën dhe fëmijët. Ai u shpreh se mendon që ka gjetur dashurinë, por është ende herët të mendojë për fëmijë.

“Pyetja kur do martoheni është një presion social. Unë mendoj se e kam gjetur dashurinë dhe ende po e zbuloj. Ndonjëherë më vjen në mendje ideja për të pasur fëmijë, por është një përgjegjësi e rëndësishme. Për momentin e kam vetëm si ide. Hande është një person shumë interesant dhe modeste. Është pozitive dhe e ndjeshme. Gjithashtu shumë gazmore. E mrekullueshme”, u shpreh aktori.