VIDEO/ Vrasja e 29-vjeçarit në Tiranë, autori është punonjës policie. Viktimës iu gjet kokainë në rrobat që mbante veshur (EMRI)

Gazetarja e Panorama.al Etleva Delia bën me dije se autori i dyshuar i vrasjes së 29 vjeçarit Jurgen Duka (Mezini) është Arbër Sula, 27 vjeç, banues ne Sauk, punonjës policie me detyrë agjent krimesh në DVP Dibër dhe që në momentin e ngjarjes ishte pushim, jashtë sherbimit.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, “është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes, i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër”.

Policia e Tiranës, bazuar në deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje, thotë se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Viktimës policia i ka gjetur edhe 2.8 gramë kokainë në rrobat që mbante veshur.

“Grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit Jurgen Duka (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes”.

Tiranë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. (M).

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër.

Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Panorama.al