Kënga e fundvitit në “Top Channel” po bëhet gati dhe prapaskenat na i tregon Lori…
Kënga e fundvitit e “Top Channel” ka nisur të “gatuhet” dhe këtë detaj e ka zbuluar vetë Lori Hoxha në llogarinë e saj.
Ajo ka publikuar në Instagram disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, shoqëruar me grupin e punës.
“Kënga e fundvitit”, ka shkruar Lori krah pamjeve.
Kurioziteti i gjithë ndjekësve qëndron tek kënga e zgjedhur këtë fundvit. Vitin e kaluar “Top Channel” risolli një version të ri të “Kuturru” nga Aleksandër Gjoka, ndërsa kësaj here është ende surprizë./revistawho.com