E pabesueshme, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë: Atletico anullon shortin e Champions, do hidhet përsëri

Në Nyon janë hedhur goglat për shortin e 1/8 të Ligës së Kampionëve, por do të anullohet gjithcka në mënyrë sensacionale. Gabimi është i UEFA-s (Villarreal u hodh si rival me Manchester United, por dy skuadrat tashmë kishin sfiduar njëra-tjetrën në grupe), gjë që do të çojë në përsëritjen e shortit, që do të hidhet përsëri në orën 15.

Menjëherë pas shortit i cili më pas u anulua, Atletico Madrid i kishte kërkuar shpjegim UEFA-s, që gabimisht e kishte vendosur emrin e Liverpool në mesin e rivalëve të mundshëm të Colchoneros. Më pas u vendos që të përsëritej gjithçka sepse shorti nuk u zhvillua rregullisht: gabimi ishte futja e goglës me emrin e Liverpool dhe jo atij të Manchester United, mes rivalëve të mundshëm të Colchoneros.

Në orën 15 atëherë do të hidhet shorti i ri, pavarësisht protestës së Real Madrid, që kishte kërkuar aprovimin e përplasjes së tij me Benfican, me pretendimin se ndodhi përpara gabimit të inkriminuar.