Sabiani tregon pse Iliri nuk doli pas tij (siç patën thënë)

Sot i ftuar në “Fan Club”, Sabiani foli për miqësinë me Ilirin dhe tha se do e mbështesë gjithmonë derisa të dalë nga shtëpia. Ndër të tjera, ai e përsëritu deklaratën se të dy kishin vendosur që nëse njëri do të dilte, tjetri do të vazhdonte rrugëtimin.

“Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin për tjetrin. Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP”, u shpreh Sabiani.

Ndërsa për çmimin e madh ai pranoi se nuk e kishte pasur synim kryesor dhe nëse do e fitonte pjesa më e madhe do të shkonte për bamirësi. Këngëtari tregoi se ka ndjerë mbështetje shumë të madhe, madje kaq shumë nuk kishte pasur as në 21 vite karrierë./revistawho.com