Dori i “Fiksit” bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Brois!

Aktori dhe moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu është bërë baba me një djalë ditën e djeshme. 

Ai ka ndarë në rrjetet sociale momentet nga ardhja në jetë e të voglit, në sallën e lindjes ku ka shoqëruar partneren e tij, Ivën.

“Mire se erdhe ne jete lumturia jone pa kufij 🤍Brois 🤍

Faleminderit Zot per kete jete te re qe na fale si prinder 10/12/2021”, ka shkruar ai.