Më të bukurën e botës do ta njohim për pak ditë, në finalen e ‘Miss Universe’, me dy përfaqësuese shqiptare
Në datën 12 dhjetor do të mbahet nata finale e “Miss Universe”.
Konkursi do të bëjë bashkë të gjithë përfaqësueset e bukurisë nga çdo shtet i botës, mes tyre dhe Shqipërisë.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Ina Dajci, ndërsa Kosova nga Tuti Sejdiu.
Mbrëmja do të mbahet në “Universe Arena” në Izrael dhe po atë natë pritet të zgjidhet më e bukura nga të gjitha konkurrentet pjesëmarrëse. /revistawho.com