“Di vetëm të bëjë seks”/ Gazetari nxjerr të palarat për Donaldin: Për fat të keq ai ka…
Gazetari Milaim Zeka i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka komentuar situatat e ndodhura në “Big Brother VIP”.
“Kjo loja e këtij djalit, Donaldit dhe relacioni i tij dhe i Borës ka qenë prej fillimit me një ndërlidhës, me Semin. E kam kuptuar që nga ana e Donaldit nuk ka pasur kurrë dashuri. Ai nuk di me dasht, ai di të bëj vetëm s e ks, edhe aty dyshoj.
Kam parë momentin kur Beatrix ka thënë se ka flutura te kërthiza, kësaj i ka ardhur origjinale, ka tërheqje. Por për fatin e zi mendoj se ka tërheqje në njeri të gabuar. Donaldi duhet ta pastrojë veten, të diz enfektojë zemrën dhe mendjen”, tha gazetari i njohur.
Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Beatrix dhe Donaldi folën gjerë e gjatë rreth asaj që po lind mes tyre. Aktori u ndal te gjithë rrugëtimi “i ndjenjave” të tij brenda këtyre 60 ditëve, ku mes të tjerash u shpreh se ka pritur një shenjë nga Bora. Mirëpo, Arbana i tha se ajo shenjat i ka dhënë jashtë dhe se mbrëmjen e djeshme nuk e kishte pranuar ftesën për tu përballur me Donaldin.
Nga ana tjetër, Bora vijon të qëndrojë në heshtje dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka bërë asnjë reagim. Madje, nuk ka qenë aktive as në rrjetet sociale. Mirëpo, Anaid Kaloti, një nga fituesit e “Big Brother Albania” ka treguar se mbrëmë pas spektaklit ka komunikuar me moderatoren dhe se ajo i ka thënë se ka dashur t’i jepte Donaldit një shenjë, por nuk është lejuar nga produksioni.
Në një video live në Instagram, Anaidi tha: “Unë sapo kam komunikuar me Borën dhe në fakt më ka thënë dhe më parë, që është përpjekur të komunikojë me Donaldin, por nuk është lejuar nga produksioni. Nuk është e vërtetë që Bora nuk është munduar të japë një shenjë.” Vlen të theksohet se të njëjtën deklaratë bëri edhe Semi në spektaklin e kaluar. Megjithatë, të gjithë jemi në pritje të një reagimi nga Bora.
Një shpjegim erdhi mbrëmë nga Dondaldi në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani. Ai u shpreh se ishte një histori shumë e bukur, por ka 8 muaj që i ka dhënë fund kësaj lidhje, priti një shenjë nga ajo, që nuk erdhi kurrë! Donaldi thotë se i ka pëlqyer shumë tipi i Beatrixës që në fillim por nuk ja ka pranuar vetes, duke menduar për njeriun jashtë, Borën.
Nga ana tjetër, Beatrix tha se ishte shumë e sikletosur, dhe tha se nuk do të bënte asgjë pa një “dritë jeshile” edhe nga Donaldi. “Jam mbi re dhe nën re”, tha Beatrix. Ajo tha se kanë folur, për raportin mes tyre, si edhe me Borën. Madje tha se i kishte treguar edhe që kishte postuar foto të tyre. “Kur Donaldi më tha që: Mos u ndiej në siklet, e di çfarë po bëj! Unë u hodha”, tha ajo shumë e prekur.
E pyetur se çfarë mendon për Donaldin e ato çfarë tha, Beatrix tha: “Duhet të kishte dhënë një shenjë tjetër, mbase më të fortë, se këtu ka emocione të forta. Ai e ka sqaruar me të vetën, por që unë të mos ndihesha në siklet”, tha ajo. Të dy banorët, Beatrixi dhe Donaldi kanë kaluar mbrëmë gjatë spektaklit një natë shumë të sikletosur dhe pjesën më te madhe të kohës e kaluan jashtë dhomës ku qëndronte pjesa tjetër e bamorëve, duke pirë cigare dhe duke folur dhe i qndruar pranë njëri-tjetrit.