Ilda Bejleri: Fiksimi im e ka emrin…
Moderatorja seksi Ilda Bejleri ka treguar së fundmi një fiksim të jashtëzakonshëm që ka për çantat Chanel.
Po ti hidhni një sy Instagramit të saj ky detaj është i evident, por këtë fakt ajo e ka konfirmuar edhe në programin “Jonidas Room”.
Ilda ka rrëfyer se ka shumë çanta Chanel në garderobën e saj, madje ka treguar se marrëdhënia e saj me këtë çantë ka nisur shumë vite më parë dhe se çanta e saj e parë Chanel ka qenë “second hand”.
“Ëndrra ime ishte të kisha një Chanel të zi, e bleva me shumë peripeci në një dyqan në Tiranë ishte second hand, por shumë e mirëmbajtur”, ka thënë Ilda.
Ilda ka thënë se i koleksionon çantat dhe qëllimi i saj edhe kur del jashtështetit janë modelet e veçanta.