“Më je dukur si plak pervers”/ Vazhdojnë debatet mes banorëve në Big Brother VIP! Iliri- Einxhelit: Ti kur erdhe këtu…
Një nga debatet më të forta të ditëve të fundit në Big Brother VIP ka qenë edhe ai mes Einxhel dhe Ilirit.
Komunikimi mes tyre ka degraduar duke e etiketuar njëri-tjetrin edhe me epitete të tilla si: I pafytyrë, skuth, manipulatorë, fallxhore, i ligë etj.
Ky debat është komentuar edhe gjatë spektaklit të sotëm.
Einxhel tregoi se është përpjekur gjithnjë për të ndërtuar një urë lidhëse me Ilirin.
Nga ana tjetër balerini i përcaktoi gjithë tentativat e saj për afrimitet dhe komunikim vetëm për interes të lojës dhe nominimeve.
Në debat janë përfshirë edhe disa prej banorëve të tjerë.
Arjola i dha të drejtë Ilirit ndërsa Donaldi u përpoq të mbronte Einxhel.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Më je afruar prej nominimeve
Einxhel: Ti aty shqetësohesh, mua nuk më intereson për nominimet
Einxhel: Duhet të tregosh më shumë pjekuri
Iliri: Nuk ma tregon dot ti pjekurinë
Einxhel: Iliri ka bërë përçarje moshore
Iliri: Ti kur erdhe nuk kishe asnjë shok
Einxhel: Iliri gjithë këtë kohë më është dukur si plak pervers që më ka ndjekur mua çdo lëvizje. Pse më quan Zhulietë?
Iliri: Sepse u bëre papritur shumë e dashur dhe ke bërë veprime të cilat mua më janë dukur të ekzagjeruar.