Pamje të rënda/ Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit në Greqi, autori i maskuar qëllon me breshëri ndaj biznesmenit
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së biznesmenit shqiptarit Marios Dhiamandis, me origjinë nga Delvina.
Siç duhet edhe në video, një makinë BMW afrohet pranë karburantit ku ndodhej edhe shqiptari. Nga xhami i pasëm i makinës shfaqet një person i armatosur dhe i maskuar, i cili nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi biznesmenin, duke e lënë të vdekur në vend.
Duket qartë që objektivi ishte shqiptari. Më të ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët të tmerruar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Dhiamandis rezulton i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai është arrestuar gjithashtu edhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli, në Athinë në shkurt të 2010-ës. Atij i është dhënë masa “detyrim paraqitje” edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në ishullin e Mykonos.
Dyshohet se i riu i kishte borxh disa personave një shumë prej 200.000 euro.
Mediat bëjnë me dije se dy autorët e vrasjes janë me origjinë shqiptare.