Zbulohen prezantuesit e “Festivalit të Këngës”
“Festivali i Këngës” po afron dhe javët e fundit në mediat është folur shumë rreth organizatorëve, pjesëmarrësve dhe prezantuesve. Fillimisht u tha se festivalin do ta organizojë Ardit Gjebrea, madje se ishin zgjedhur edhe prezantueset, të dyja shumë të dashura për publikun, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi. Por producenti hodhi poshtë aludimet, duke mohuar atë që u tha në media. Mirëpo, duket se Arditi do jetë pjesë e festivalit, dhe jo si organizator por si prezantues.
Ditën e sotme, “Kryefjala.com” ka zbuluar emrat e moderatorëve dhe krah Arditit janë edhe Bora me Jonidën, emrat e të cilave lakohen prej javësh. Kësaj treshe do i bashkohen edhe Kelvi Kadilli dhe Isli Islami. E njëjta media shkruan se nata e pare e festivalit do të prezantohet nga Jonida, Bora, Kelvi dhe Isli. Ndërkohë nata finale do të prezantohet nga Ardit Gjebrea.
Sakaq, pak ditë më parë faqja “Eurovision Kosovo”, ka publikuar një listë me emrat e këngëtarëve, që duket se do t’i shohim në Festivalin e Fundviti. Mes tyre ka emra të njohur të muzikës shqiptare, si Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Evi Reçi, Kastro Zizo, Gjergj Kaçinari, Rrezarta Smaja e shumë të tjerë.