Nuk kanë fund akuzat! Alvisa tha se ai e kishte tradhtuar, Hyseni tregon arsyen e vërtetë të ndarjes

Pas asaj që ndodhi të shtunën, dhe një përballjeje me Hysenin, që nxorri detaje të pathëna lidhur me raportin e tyre, Alvisa këtë javë nuk ka qenë në “Për’puthen”. Megjithatë edhe pse jashtë programit, akuzat mes tyre kanë vazhduar virtualisht. Konkurrentja ka paralajmëruar se nëse ai vazhdon të njëjtën sjellje, ajo do ta denoncojë, duke treguar edhe detaje nga lidhja e tyre,m që si# shkruan ajo, ka përfunduar sepse Hyseni e ka tradhtuar.

Nga ana tjetër Hyseni ka nxjerrë një bisedë telefonike me Alvisën të datës 17 Shtator, ku ajo i kërkon të mos hyjë në program ose do prishet imazhi i të dyve, ndërkohë që ai u fut në program në fillim të muajit tetor.

Gjithashtu, ai ka shkruar në një Instastory se shkaku i vërtetë i ndarjes nuk ka qenë tradhtia, por një ‘skandal’ i Alvisës, në mes të lokalit.

“Tregoje arsyen e vërtetë të ndarjes që ishte për shkak të skandalit që ti bëre në mes të lokalit, mos trego fantazirat e tua…Gomat e makinës tregoje arsyen përse ndodhi, sepse më vodhe gjithë kontaktet e punës dhe më shite te kundërshtarët e mi”, shkruan ish-konkurrenti.

Më pas, ai në story të tjera ai i bërë thirrje Alvisës të mos tregojë vetëm mesazhet e veta e gjithashtu tregon se do ta hedhë në gjyq.

Megjithatë nuk dihet ende e vërteta, lidhur me situatën, që siç ka zbuluar moderatorja Bora Zemani, do të diskutohet sërish gjatë “Për’puthen Prime” këtë të shtunë.

/News31