Ishte me temperaturë? Zbulohen detaje të reja nga nata pasiononte që Mauro Icardi kaloi në hotel me China-n! Aktorja: S’bëmë seks, sepse atij nuk iu…
Telenovela Wanda Nara – Mauro Icardi duket se nuk përfundon kurrë dhe çdo ditë pasurohet me detaje të reja. Sipas asaj që raportoi gazetarja argjentinase Yanina Latorre, Icardi është detyruar ta kontaktojë Wandën për t’i zbuluar të gjithë të vërtetën e historisë me Eugenia China Suarez.
Sipas “Corriero dello Sport”, Mauro i ka thënë partneres së tij se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me China-n gjatë kohës që shkuan bashkë në një dhomë hoteli në Paris. Sipas tij, ata vetëm janë puthur, sepse sulmuesi kishte temperaturë të lartë dhe dyshonte se mund të ishte infektuar me Covid-19.
Gjatë emisionit të Yanina-s u zbulua se China kishte tentuar të kontaktonte me Wanda-n për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur mes saj dhe Icardi-t atë natë.
“Mos u shqetëso, ne nuk kemi kryer marrëdhënie seksuale, sepse Mauro-s nuk iu ngreh”, është fraza tronditëse që China do t’i thoshte Wanda-s.
Ndërkohë Yanina tha: “Icardi më rrëfeu se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Ata filluan të bisedonin, ai e pëlqeu bisedën dhe ata u afruan me njëri-tjetrin. Më tha se kurrë nuk nxitoi për të bërë diçka. Tre ditë po, katër ditë jo, një video dërgohet, një video vjen”.
Yanina tregoi se tradhtia e Icardit pati ndihmën e kunatit të tij, Jakob Von Plessen, i dashuri i Zaira Narës.
Ai kishte udhëtuar me Wanda Narën në Milano dhe kishte fjetur në makinë, për të mbuluar futbollistin.
“Kishte aq frikë që Zaira do e mësonte, saqë nuk guxoi të shpenzonte asnjë euro për të qëndruar në hotel”, shtoi Yanina Latorre.