Kush është narkotrafikanti shqiptar i izoluar në “41-biss” në Itali
Narkotrafikanti shqiptar Ismail Rebeshi po e vuan dënimin me burg në “41-biss” në Itali.
Rebeshi është dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territorin italian. Operacioni u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.
31-vjeçari u arrestua më 14 gusht të vitit 2019 në Belcolle, ku kishte shkuar për të vizatuar vajzën e tij të porsalindur, edhe pse ishte dëbuar nga Italia disa muaj më herët. Duke mos respektuar dekretin e dëbimit, ai u kthye sërish si emigrant i paligjshëm me dokumente të reja, të marra në Shqipëri, duke përdorur mbiemrin e gruas së tij.
Rebeshi, i dëbuar tashmë nga Italia në mars 2013 nga prefekti i Romës dhe më pas përsëri në 2015 dhe në janar 2017 nga prefekti i Viterbo, ishte dërguar përsëri në Shqipëri në pranverën e vitit të kaluar pasi kishte mbaruar vuajtjen e dënimit për tregtinë e drogës.