Aurela Gaçe: Unë do të jem pranë teje Anna, po jo për qokë dhe as pse babai yt është miku jonë

Aurela Gaçe di t’i vendos pikat mbi “i” në çdo rast. Kështu ka bërë edhe në këtë status mbështeje për vajzën e Ardit Gjebres, Anën.

“Unë do të jem pranë teje” – kështu i thotē Anna, shokut, mikes që ndihet vetëm, i bullizuar, i mënjanuar.
Edhe te gjithë e dimë që kjo temë i prek të gjithë fëmijet, pa asnjë përjashtim. Tani, unë do t’i bie pak gjatë se s’di ti bie shkurt, sidomos kur dua të them diçka me rëndësi. Anna, në Dhjetor, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion Junior, në Paris.
Kjo shpërndarje, nuk është qokë, meqënëse ne artistët kemi miqësi me babin e saj .
Jo. Anna , në skenën e madhe do të përballet e vetme. Një 12 vjeçare, me emocionet e mëdha, me peshën e konkurrimit”, shkruan Aurela.

Këngëtarja potente e skenës sonë, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong më tej shkruan:

“Si mundet të mos jemi edhe ne me ty Anna? Ashtu siç ti u thua miqve të tu në këngë.
Kënga edhe realizimi tregon shumë punë mbas, e kam bindje që deri ne perballjen e madhe, ti do të punosh akoma e akoma.
Të uroj e vogla Anna, shume sukses, jo vetëm në kete perballje, por në të gjtha ato që do te vijne bashkë me jetën. Ty, e gjithë fëmijëve me ëndrra plot”, përfundon Aurela.

Anna, vajza e moderatorit dhe kantautorit Ardit Gjebrea, u shpall fituese e festivalit “Junior Fest” në RTSH dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Paris me “Junior Eurovision Song Contest 2021”.

/revistawho.com