Marin Meksi rrëmben Kupën e Shqipërisë në bodybuilding & fitness, do përfaqësojë vendin në Spanjë
U zhvillua kampionati mbarëkombëtar i bodybuilding dhe fitness me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare dhe dispora.
Marin Meksi u shpall kampion i shumëfishtë dhe absolut, i cili merr ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror të bodybuilding dhe fitnessit në Spanjë.
“Kam 22 vjet që merrem me bodybuilding, me gara brenda dhe jashtë vendit. Jo vetëm në sportin e bodybuilding por edhe sporte të tjera të forcës si mundja e krahut, qitja me armë, peshëngritja etj, në shumë kam dalë titullar jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit”.
Ky është eventi më i madh i bodybuilding dhe fitnessit në Shqipëri, një organizim i përvitshëm që ka nisur që prej vitit 1992.