Bëhet nami! Hyseni tregon të vërtetat në Përputhen Prime: Unë kam qenë me Alvisën gjithë këtë kohë
Shantazhi që Alvisa pretendon se i është bërë nga Hyseni teksa po njihej me Bashkimin është diskutuar mbrëmjen e sotme në Për’puthen Prime. Hyseni ka kërkuar të ndërhyjë në emision për të sqaruar pamjet që ka regjistruar, ku shfaqet Alvisa pranë Bashkimit.
Hyseni tha Alvisa i kishte treguar se do të kalonte natën tek Ritvana, por në fakt shkoi tek Bashkimi. Për këtë arsye ai kishte shkuar pranë shtëpisë së Bashkimit dhe i ka kërkuar që të zbresë poshtë që t’i tregonte se ka qenë i lidhur me Alvisën deri në atë moment dhe donte t’i tregonte të gjithë të vërtetën.
“Meqë jam akuzuar për shantazh, nuk i kam bërë askujt shantazh, le më Alvisës. Problemi dhe muhabetet janë shumë më të thella. Askush aty nuk e di si është e vërteta e plotë. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm deri ditën e enjte kur Bashkimi ka ardhur nga Amerika”, tha Hyseni.
Ai kishte zgjedhur të linte gjithçka në rrjedhën e vet derisa i shkuan fotografi dhe video ku duket se Alvisa dukej në shtëpinë e Bashkimit. I kanë dërguar edhe adresën ku ka shkuar dhe i ka marrë të dy rreth orës 01:30 e natës.
“Bashkim, e di që je me Alvisën po eja të të tregoj dy muhabete se 2 ditë më parë ka qenë me mua dhe pastaj bëj çfarë të duar”, ishte mesazhi që i ka dërguar pasi zbuloi se kanë qenë brenda në një shtëpi.
“Mua më tradhtoi, më preu në besë. Bashkimi bëri sikur nuk dinte asgjë”, shton Hyseni në rrëfimin e tij.