“Ishte banakier”/ Beatrix Ramosaj rrëfen detaje të reja nga marrëdhënia 3-vjeçare me ish-partnerin
Beatrix Ramosaj aktualisht është një vajzë beqare, por kjo nuk e ka penguar që në shtëpinë e “Big Brother VIP” të flaës për ish-partnerin, të cilin thotë se e ka dashur shumë.
Ramosaj ka pranuar se është dashuruar vetëm një herë, pavarësisht se ka dalë më shumë djem. Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas ndarjes, i duhet shumë kohë që të shërohet dhe ta marrë veten.
Mbrëmjen e djeshme, teksa po fliste me Granititn dhe me Donaldin, Beatrix tha se djali me të cilin ka qenë e lidhur për tre vite, ka marrë pjesë vetëm një natë në “Dancing ëith the Stars”, gjatë kohës që këngëtarja ishte pjesë e këtij spektakli.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Kur e kom pas atë lidhjen, ai djali ka ardh, ka kcy me mu në “Dancing ëith the Stars”.
Donaldi: Balerin?
Beatrix: Jo, historia që po ju tregoja.
Donaldi: Banakier?
Beatrix: Po. Kemi kërcy bashkë.
Donaldi: Ka qenë në show ai me ty?
Beatrix: Jo, ka qenë vetëm një kërcim që mund të merrshe familjarë.
Donaldi: A, s’e mbaj mend.
Beatrix: Na patën vlerësu maksimalisht më duket.
Graniti: Ç’ka ndodhi, a muj me të pyt?
Beatrix: Jam kon tri vjet me atë. Shumë intriga.