Sheila shpreh pëlqimin për banorin e ri, Iglin: “Me të mund të kisha diçka”

Sheila Haxhiraj ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon. Ajo u eleminua spektaklin e të premtes nga “Big Brother VIP” dhe rrëfeu shumëçka për eksperiencën si dhe ndau për herë të parë një histori personale, që në shtëpi ngurroi t’i ndante me banorët.

E duke qenë se është përfolur shumë për ‘lidhjet’ dhe pëlqimet që janë krijuar brenda shtëpisë, Sheila nuk pati afrimitet me ndonjë prej djemve dhe çuditi me emrin e djalit që tha që mund të kishte diçka jashtë. Duke komentuar banorin më të ri të “Big Brother VIP”, Iglin, të cilin ajo pati mundësinë ta njohë vetëm jashtë shtëpisë, këngëtarja tregoi se ishte ai, djali me të cilin ajo mund të kishte patur diçka.

Ishalla nuk më zhgënjen si personazh. Me atë çfarë po shikoja kur isha në ‘prime’. m’u duk i drejtpërdrejt, i zgjuar, introvert. Mbetet për t’u parë. Ishalla nuk më zhgënjen. Po të isha brenda shtëpisë mund të kisha patur diçka me të.

Sheila u pyet se me cilin nga banorët ka krijuar miqësi dhe a janë marrëdhënie që zgjasin edhe jashtë?

Me Elhaidin kam krijuar miqësi, më ka dhënë energji shumë të mirë. Edhe takoni që po e takoj jashtë. Besoj me të do kem marrëdhënie të mirë.

Spekulime pati gjithashtu edhe për një afrimitet më tepër se miqësi mes saj dhe Kledit, megjithatë Sheila u shpreh se nga ana e saj nuk ka asgjë.

Nga unë nuk kishte. Lum kush do ta marrë, po kjo punë është me të ngjitme. Nuk kam parë më shumë se shok askën aty. E vlerësoj shumë Kledin, doja të ishte pak më i zgjuar si natyrë. Është djalë i përgatitur, ka shumë çfarë të japi, por duhet ta bërtasi pak më shumë të vërtetë e tij. E shikoj potencial si lider.

Sheila gjithashtu u vu pak para ‘përgjegjësisë’ nga Jonida dhe Kevi, të cilët i kërkuan nga një mendim për secilin nga banorët aty brenda dhe për të gjithë dha një koment, përveç dikujt…

/News31