Madonna po kritikohet nga njerëzit të cilët e konsiderojnë “të frikshëm” dhe “të papërshtatshëm” faktin që ajo ka rikrijuar skenën e vdekjes së Marilyn Monroe.

Madonna po kritikohet nga njerëzit të cilët e konsiderojnë “të frikshëm” dhe “të papërshtatshëm” faktin që ajo ka rikrijuar skenën e vdekjes së Marilyn Monroe.

Ylli i popit shihet duke pozuar në pozicione të ngjashme me setin e fundit fotografik të Monroe, “The Last Sitting” (1962) të realizuar nga fotografi Bert Stern gjashtë javë para se Monroe të ndërronte jetë. Në fotot për V Magazine, Madonna mban unaza të ngjashme me stilin e Marilyn dhe qëndron e shtrirë në një shtrat, pranë të cilit ndodhen disa pilula me recetë, sipas Page Six.

Monroe ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një mbidozë pilulash me recetë. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e gjumit më 4 gusht 1962.

Dhoma e Marilyn Monroe ku u gjend e vdekur.

Dhoma e Marilyn, ku u gjetën ilaçet me recetë.

Tani, njerëzit kritikojnë Madonna-n dhe revistën për realizimin e një seti fotografik që prek fatin e Monroe. Një person shkroi në Twitter: “Për disa arsye të frikshme, Madonna vendos të rikrijojë shtratin e vdekjes së Marilyn Monroe. Fotografia bardh e zi është në fakt dhoma e gjumit e Marilyn Monroe ku ajo vdiq.”

“Ne nuk ishim të interesuar të rikrijonim imazhet saktësisht, por më e rëndësishmja, ne donim të eksploronim marrëdhënien midis fotografit dhe subjektit. Bashkë miqësinë dhe procesin artistik dhe sesi arti mund të imitojë jetën dhe anasjelltas”, tha fotografi i setit të Madonna-s Steven Klein përmes një njoftimi për shtyp.

Më pas shtoi:

“Kur i dërgova fotot Madonna-s, ajo u kap me të vërtetë nga brishtësia inkandeshente e Marilyn në atë moment të jetës së saj. Ne vendosëm të gjenim një suitë hoteli dhe të përpiqeshim të kapnim lidhjen midis një ylli dhe kamerës, misterin dhe magjinë e këtij bashkëpunimi krijues.”


Marilyn Monroe në “The Last Sitting”

Madonna njihet për admirimin e saj ndaj Monroe. Në videoklipin e vitit 1984 për “Material Girl” ajo u ndikua nga performanca e Monroe në “Diamonds Are A Girl’s Best Friend” dhe “Gentlemen Prefer Blondes”.