Konkurrentja e “Për’puthen” përplaset me 27-vjeçarin: Edukatën ma ka dhënë familja ime jo ti, more idjot
Argjend Rraci dhe Ritvana Fetahu janë dy nga konkurrentët e “Për’puthen” që e kishin shprehur që në fillim pëlqimin ndaj njëri-tjetrit. Ata realizuan disa takime bashkë, të cilat shkuan mirë, por pavarësisht kësaj, dyshja u distancua me kalimin e ditëve.
Gjatë puntatës së djeshme, mes Ritvanës dhe Argjendit plasi edhe një debat në studio, edhe pse nuk ishte fokusi tek ata, por tek takimi mes Antonias dhe Iglit. Rraci i tha konkurrentes se është “e shtirur” nëpër takime dhe po ashtu e konsideroi si një femër të paedukatë. Kaq mjaftoi që Ritvana t’i kthehej me tona të ashpra, për shkak se në këtë pjesë ajo tha se edukatën e merr nga familja dhe Argjendi nuk mund të flasë për njerëzit e saj më të dashur.
Argjendi: Ti je shtirur në çdo takim si me mua si me tjetërkënd
Ritvana: Unë e shtirur me ty?
Argjendi: Me të gjithë ke bërë takime shokësh, me mua nëse nuk kanë qenë shoqërorë kanë qenë të shtirur dhe kjo kuptohet.
Ritvana: E shtirur se vendosa të largohem nga ti?
Argjendi: Jo jo ti nuk u largove, ti po pret unë me të lut, me të lut më shumë.
Ritvana: Je lutur mjaftueshëm. Për mua Argjend nuk funksionon me lutje fare, i lutemi Zotit, shyqyr e kemi.
Argjendi: Gjërat mes nesh nuk shkojnë siç duhet, sepse ti pretendon gjëra, nuk i dëshiron, sepse të duket vetja sikur ça je. Zbrit prej piedestalit pak dhe mos i jep mend të tjerave.
Ritvana: Mos lexo shumë komente lart e poshtë, nuk më tërheq mo, fare, fizikisht, ça të bëj?
Argjendi: Nuk është e vërtetë, ti po e thua këtë, sepse unë puntatën e djeshme nuk të dhashë asnjë lloj vlerësimi.
Ritvana: Pse unë jam larguar dje nga ti?
Argjendi: Ti ke treguar vetëm sjellje të paedukata, ti je thjesht e paedukatë.
Ritvana: Edukatën ma ka dhënë familja ime jo ti, more idjot.