Lindita Halimi është ndarë nga bashkëshorti? Këngëtarja reagon për herë të parë dhe zbulon çfarë marrëdhënie ka me të
Këngëtarja Lindita Halimi është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh tërheq vëmendjen me linjat trupore bombastike. Por ndjekësit e artistes në Instagram vunë re se fotografitë e saj me bashkëshortin mungonin kohët e fundit.
Nisur nga kjo, ata aluduan se këngëtarja është ndarë, duke i dhënë fund martesës e cila u shoqërua me zhurmë, për shkak se partneri i Lindës është një njeri me ngjyrë. Pas thashethemeve, Lindita ka reaguar për herë të parë.
Ajo publikoi në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet bashkëshorti i saj, i veshur me një xhaketë sportive të kuqe dhe me një palë tuta gri.
“Gjithçka e imja, përgjithmonë! Davon Edwards”, shkroi Lindita krahas fotos, shoqëruar edhe me disa emoji me sy me zemra.
Para disa javësh, Halimi iu nënshtrua një ndërhyrjeje në të pasme, për të depozituar aty të gjitha qelizat e dhjamit, në mënyrë që të mos shëndoshej në zona të tjera të trupit. E pyetur nga ndjekësit se cili ishte reagimi i partnerit të saj për këtë vendim, Lindita tha: “Nesër e ka ditëlindjen dhe po më thotë: ‘Falemindërit për dhuratën e re! Faleminderit zemrushe!’”.
Çifti janë prindër të një vajze, e cila quhet Kaimana.