Mc Kresha rrëfen për ëndrrën e jetës që nuk e realizoi kurrë për arsye shëndetësore
Mc Kresha është padyshim një nga reperët më të mirë shqiptarë. Por përtej muzikës ai ka treguar se një pasion shumë i madh i tij është futbolli. Dhe kur flasim për pasion, nuk e kemi fjalën thjesht si ndjekës por për të luajtur si futbollist profesionist. I ftuar së fundmi në emisionin “Libero”, reperi i shumë hiteve ka treguar se ëndrra e tij e jetës do mbetet e parealizueshme.
“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18 vjecare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, tha MC Kresha.
Ai madje tregoi se me muzikë nisi të merrej kur kuptoi se ëndrra e tij u ndërpre dhe pati një rënie emocionale.
“Kam pasur një rënie emocionale pasi ëndrra ime aty u ndërpre, dhe kam filluar të merrem me muzikë”, shtoi reperi.
/News31