Sergio Aguero diagnostifikohet me një problem serioz në zemër
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero u zëvendësua në pjesën e pare të ndeshjes së djeshme ndaj Alaves, pasi u rrëzua në tokë, dhe pas mjekimit mediumi i njohur spanjoll, Sport njofton se Sergio Aguero është diagnostikuar me aritmi të zemrës.
Sergio Aguero është diagnostifikuar me aritmi kardiake, një çrregullim ky i ritmit të zemrës, shkruan Aktuale.
Aguero do t’i nënshtrohet edhe disa testeve tjera për ta kuptuar më detajisht gjendjen e tij shëndetësore.
Para pak orëve, Barcelona njoftoi edhe për lëndimin e Gerard Pique, i cili nuk do të jetë në dispozicion deri pas pushimit ndërkombëtar. /TetovaExpres