Arbenita Ismajli flet për herë të parë pas arrestimit të Feros: Mbretëresha e mbron mbretin e saj
Dy ditë më herët, Fero u përfshi në një konflikt me producentin dhe menaxherin Jetmir Agaj, të cilin bashkë me truprojën e tij e kërcënoi me armë. Pas incidentit, Fero bashkë me personin që e ruante u dorëzua në polici pasi ishin shpallur në kërkim.
Për herë të parë pas publikimit të kësaj ngjarjeje, Arbenita, bashkëshortja e reperit ka reaguar me një postim.
“Njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje. Mediat janë false. Sa keq që kemi lindur në një shoqëri të gabuar e cila nuk na meriton. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do vrisnin për të të parë duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë e mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë, por Zoti është planifikuesi më i madh i të gjithë. Shihemi së shpejti zemër. Do i vrasim ata që na urrejnë me sukses”, ka shkruar Arbenita në foton krah Feros. Ngjarja është në shqyrtim nga drejtësia kosovare./revistawho.com