MOMENTI: Pirro Dhima ‘shpërthen’ në lot kur flet për vdekjen e bashkëshortes
Atleti Pirro Dhima ka bërë një rrëfim të ndjerë për ndarjen nga jeta të bashkëshores së tij, Anastasia, e cila humbi jetën 3 vite më parë. Gjatë intervistës për televizionin grek, ai ka shpërthyer në lot kur pa pamje dhe foto nga jeta e tyre martesore.
“Anastasia luajti një rol të madh në gjithçka në jetën time . Mendoj se jemi rritur bashkë dhe kemi bërë shumë gjëra së bashku që njerëzit e tjerë nuk do t’i bënin në tre jetë. Ajo më dha katër fëmijë të mrekullueshëm. Më dha shumë…”.
Më pas, ai tregoi se si i kalonin momentet e vështira së bashku kur mori vesh që bashkëshortja vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
“Gjithçka ndodhi aq shpejt sa ne as nuk e kuptuam. Më kujtohet kur shkonim në shtëpi pas operacionit, ajo ngrihej natën, kur fëmijët flinin dhe qante vetëm. E lashë të ndodhte për dy, tre ditë. Në një moment i them: “Kjo gjë që bën nuk duhet të ndodhë më, është e keqe , nuk po e ndihmon veten. Nuk po më ndihmon as fëmijët, as mua.” “Do të vdes”, më thotë. Askush nuk e di se kur do të vdesë iu përgjigja. Që nga ajo ditë nuk ndodhi më,”-tregon ai.
Edhe pse në sytë e gjithë publikut, Dhima nuk e mbajti veten duke u përlotur ndërsa shtoi: Sot mendoj që në shtëpinë ku jetoj, se kemi shumë momente bashkë, do të dalë dhe do të më thotë “O, mos e lër xhaketën aty! Merri këpucët! Është e vështirë të jesh edhe nëna edhe babai për fëmijët, por jam me fat se tani janë të rritur.
49-vjeçari nga Himara ka fituar tre herë medalje ari ( Barcelonë 1992, Atlantë 1996 dhe Sydney 2000 ) edhe një herë madalje bronzi Lojëra Olimpike të Athines më 2004, ndaj dhe konsiderohet atleti më i suksesshëm ne historinë e sportit grek. Ai ka lindur në Himarë nga prindër minoritarë grekë dhe u rrit në Tiranë. Dhima ka përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian të peshëngritjes në Aalborg dhe u rendit i 4-ti kurse vendi ynë i 3-ti. Gjithsesi me rënien e regjimit komunist në Shqipëri ai emigroi drejt Greqisë për të përfaqësuar shtetin fqinj.
Marrë nga Protothema
(k.m/dosja.al)