Beatrix Ramosaj zbulon arsyen e shkëputjes nga muzika për tre vite: Më duhej të kujdesesha për…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj vendosi që këtë javë të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” për të sfiduar veten dhe për të parë se sa shumë do të “mbijetojë” pa teknologji.

Artistja nisi të fliste mbrëmë për karrierën e saj muzikore, teksa po bisedonte me Sabianin dhe me Einxhelin. Beatrix u rikthye në tregun muzikor me një këngë që e solli në bashkëpunim me Eugent Bushpepën, pas tre vitesh mungesë.

Ramosaj tregoi se si motra e madhe i duhej të kujdesej për vëllain e saj Alban Ramosajn e si rezultat e kishte të nevojshme që të shkëputej nga ekrani për një periudhë kohe. Megjithatë, ajo pranoi se nuk e ka ndjerë mungesën e publikut apo të të qenit në qendër të vëmendjes, sepse rrjetet dhe mediat sociale e kanë afruar me të gjithë fansat.

“Udhëtimet me shoqërinë, se ke qejf të krijosh edhe kujtime, se unë mendoj që një jetë kemi dhe të kalojmë sa më shumë momente të bukura. Kam qenë shumë e vogël, sa kisha filluar të kisha eksperienca, pauza erdhi ngaqë deri vonë kisha marrë rolin e kujdestares.

Kujdesesha për Albanin se mami punonte nga dy-tre punë, babi s’ishte. Do s’do, e kam pasur të gjithë vëmendjen te Albani, s’kam pas kohë për me dal me shoqëri. Ne kemi dalë se kemi pas shoqëri të përbashkët, por jo diçka personale. Edhe kur më erdhi ajo, përfshihesh. Kur e përjeton për herë të parë, nuk e di… thjesht do të kalosh çdo moment. Nuk pendohem!

Unë kam publikuar muzikë, por nuk është se kam bërë muzikë komerciale që të blehem. Kam qenë shumë prezente me lajmet… Unë nuk jam ndjerë këtë mungesën…”,- u shpreh Beatrix.