‘Pashë një Granit ndryshe’, Fifi: Mbase e kam ndrydhur unë

Marrëdhëniet në “Big Brother Vip” duket se po ndërlikohen, ku pas shkeljeve të rregullave Graniti u izolua në Dhomën e Dënimit, së bashku me 5 konkurentë të tjerë.

Fifi ka tentuar të zbulojë pas përfundimit të dënimit nëse ish-futbollisti kishte reflektuar në raport me të apo lojën e zhvilluar brenda shtëpisë.

“Pashë një Granit komplet ndryshe, e dija që do hynte aty brenda bashke me Semin. Mbase vërtet unë e kam ndrydhur dhe nuk po e lë të jetë vetvetja“,- i tha Fifi-Monikës.