“Imagjinata e një gruaje është e shpejtë; kalon nga adhurimi në dashuri, nga dashuria në martesë në sekondë”
Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta nga Jane Austen, shkëputur nga romani i saj klasik “Krenari dhe paragjykim”, tepër i njohur dhe i lexuar në mbarë botën.
“Imagjinata e një gruaje është shumë e shpejtë; ajo kalon nga admirimi në dashuri, nga dashuria në martesë në sekondë”.
“Njerëzit e acaruar nuk janë gjithmonë të mençur”.
“Çdo ndjenjë duhet të udhëhiqet nga arsyeja; dhe, sipas mendimit tim, mundimi duhet të jetë gjithmonë në proporcion me atë që kërkohet”.
“Është një e vërtetë e pranuar botërisht, se një burrë beqar që ka një pasuri të madhe, duhet të jetë në mungesë të një gruaje”.
“Duhet të mësoj të jem e kënaqur duke qenë më e lumtur se sa e meritoj”.
“Lumturia në martesë është tërësisht çështje rastësie”.
“Asgjë nuk është më mashtruese se sa pamja e përulësisë. Shpesh është vetëm pakujdesi ndaj opinionit, dhe ndonjëherë një mburrje indirekte”.
“Por njerëzit vetë ndryshojnë aq shumë, saqë ka diçka të re që mund të vërehet gjithmonë tek ata”.
“Unë mendoj se në fund të fundit nuk ka kënaqësi më të madhe se leximi. Njeriu mund të lodhet shpejt nga çdo gjë, përveçse nga një libër! Kur të kem një shtëpi timen, do të ndihem e mjerë nëse nuk kam një bibliotekë të shkëlqyer”.
“Ftohtësia dhe krenaria janë gjëra të ndryshme, megjithëse fjalët shpesh përdoren si sinonime. Një person mund të jetë krenar pa qenë i ftohtë. Krenaria lidhet më shumë me mendimin tonë për veten tonë, ftohtësia me atë që do të donim që të tjerët të mendonin për ne.”