Dalin detaje të reja mbi shtatëzaninë e Hailey Bieber!
Këngëtari i njohur Justin Bieber së fundmi në ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një foto që i ‘shkriu’ zemrat të gjithë fansave. Ai kishte vendosur që të postonte një foto shumë të lezetshme të bashkëshortes së tij. E veçanta e këtij postimi ishte edhe mbishkrimi i tij shumë i thjeshtë por mjaft i bukur:
Ndërsa këngëtari po i referohej bashkëshortes së tij, ai së fundmi është shprehur se do të dëshironte që çifti të fillonte të mendonte seriozisht për të pasur një fëmijë këtë vit. Në foton e postuar, modelja 24-vjeçare kishte veshur një bluzë të bardhë, ndërsa ajo ishte mbështetur me bërryla në një shtrat dhe po qeshte.
Në vitin 2018, çifti u martua në një gjykatë në Nju Jork. Një vit më vonë, ata u martuan përsëri në një ceremoni private në Karolinën e Jugut. Justin foli për dëshirën e tij për të pasur fëmijë së shpejti në një skenë nga dokumentari kryesor i ‘Amazon Studios’ me titull “Justin Bieber: Our World”.
Synimi im për vitin 2021 është që të vazhdoj të vendos synime dhe të argëtohem gjatë realizimit të tyre. Të sigurohem që ta vendos familjen time në radhë të parë me shpresën se do të na bashkohet dhe një bebush i vogël.
Në dokumentar, krijuesi i hitit Peaches shpjegoi se të kesh Hailey-n në krah i ka dhënë atij një ndjenjë të fortë sigurie ku edhe është shprehur se:
Në shtëpinë time duke u rritur, shumë gjëra ishin të paparashikueshme dhe kjo i bëri gjërat jo të besueshme. Tani kam një partnere me të cilën do të kaloj pjesën tjetër të jetës sime. Ka qenë vërtet mirë për shëndetin tim mendor, zemrën dhe shpirtin. Ne mund të udhëtojmë në të gjithë botën dhe nëse jam me të, ndihem sikur jam në shtëpi. Jeta ime në shtëpi është aq e kujdesshme, sa më duket se mund të bëj gjithçka kur është puna ime.
Gjatë një interviste në ‘The Ellen Degeneres Show’ në muajin mars të vitit 2020, Justin tha se do të priste të kishte fëmijë derisa bukuroshja Hailey të ishte gati.
Top Albania Radio