‘Shpëtove nga ajo e sëmurë mendore’/ Motra e Granitit ç’nuk thotë për Fifin: Maniake
Genta Cana ka shpërndarë një postim ku shkruhet se Graniti pëlqen Semin duke mos i kursyer fjalët ofenduese për Fifin.
Mbrëmjen e djeshme futbollisti Granit Cana i bëri me dije këngëtares Filloreta Raçi se mes tyre nuk mund të kishte asnjë marrëdhënie tjetër veçse miqësisë. Kjo deklaratë ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet, madje ka reaguar dhe motra e Granitit, Genta Cana. Ajo ka shpërndarë një postim ku shkruhet se Graniti pëlqen Semin duke mos i kursyer fjalët ofenduese për Fifin.
“Të gjithë panë Donaldin dhe Semin, e unë të pashë ty me Semin. Do të dalin këto fjalë. Ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo psikopate, maniake, e sëmurë mendore dhe njëri shumë i ulët dhe i vogël,”-shkruante ajo për këngëtaren.
Më pas, moderatorja e ka fshirë postimin dhe ka shkruar se nuk ka asgjë personale me Fifin. Kur vetëm pak më parë ishte ajo që e quajti kunatë këngëtaren dhe për më tepër shtoi: E njoh Granitin, e di që e ka seriozisht.
Mesa duket ka ndryshuar mendim…
(k.m/dosja.al)