Xhesika Polo e lidhur më një kuzhinier, lidhja e dashurisë jashtë muzikës e 20 vjeçares
Xhesika Polo ëshë këngëtarja 20 vjeçare që konkurroi në Festivalin e 55-të të Këngës në RTSH me këngën “Eva jam unë”, kushtuar femrave të dhunuara. Pasi u bë e njohur në “X Factor 1” dhe ka fituar çmime në festivalin “Kënga Magjike”, Xhekika hyri në këtë garë me shumë pretendime për të fituar, ndërkohë që nuk u shpëtoi dot komenteve për fustanin e saj transparent, ku i dukej pothuaj komplet gjoksi. Artistja që preku finalen ra shumë në sy për fustanin provokues, situate pas të cilës reagoi dy ditë më pas, me anë të një postimi në Facebook, ku sqaronte: “Si fillim dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më përkrahën e më ndoqën në festival. Shpresoj që performanca ime të ketë qenë në nivelin e duhur. Kam 5 vite karrierë dhe nuk jam përfolur asnjëherë më shumë se këto dy ditë, as në “X Factor”, as për katër çmimet në “Kënga Magjike” e as për klipet e mia. Mesa duket vetëm “skandalet” të jepkan famë. Fotot që po qarkullojnë nëpër portale nuk janë të qëllimta, kurrë nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes për arsye që nuk kanë të bëjnë me muzikën time, por njerëz jemi dhe na ndodhin dhe aksidente, jo gjithmonë jemi në gadishmëri të kamerave dhe të mbrojtur ndaj paparazzëve. Fustani im i famshëm që u bë legjendë kishte një përmbajtje shumë të bukur, që u njollos nga disa portale që fundja punën e tyre bëjnë. Dua t’ju them të gjithëve që nëse do të doja ta ndërtoja karrierën time në bazë të vulgaritetit e skandaleve do e kisha bërë me kohë. Gjithsesi çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Unë Xhesika ju kërkoj shumë ndjesë pasi pozicioni i fotove nuk dha mesazhin e duhur te ju po unë ngelem po e njëjta, nuk jam perfekte e nuk më hyn në punë kjo lloj vëmendjeje e fame. Faleminderit për çmimin e medias. Paqe!” -shkruante Xhesika. Mes miqve që e kanë mbështetur dhe komplimentuar poshtë statusit kishte dhe njerëz të afërm të të dashurit të saj, një djali nga Shkodra, të panjohur në publik. Xhesika nuk ka preferuar të flasë në media për historinë e saj dashurisë me Sidin, djalit me profesion kuzhinier. Ai shpesh poston foto me veshjen e kuzhinierit dhe pjatat elegante që përgatit, dhe Xhesika e mrekulluar e komenton “o Zot, o zot”, shoqëruar me ikonën e zemrës. Nuk dihet sa kohë kanë bashkë ekzaktësisht, por në vitin 2015 ata nisën të dilnin hapur. Në një nga intervistat televizive dhënë për Arian Çanin, Xhesika është shprehur se e lidh diçka speciale me Shkodrën duke e lënë si enigmë. Dhe ja ku del lidhja, pikërisht historia e dashurisë me shkodranin Sidi.