“Jetova 2 muaj me frikën se kisha kancer gjiri”, Xhensila Myrtezaj ka një mesazh për vajzat dhe gratë

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i vajzave dhe grave që luftojnë me kancerin e gjirit, këtë sëmundje të vështirë, ndaj në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit, kanë qenë të shumtë personazhet, që përmes fushatave sensibilizuese ose mënyrave të tjera, janë munduar të ndikojnë tek vajzat dhe gratë.

E fundit ka qenë këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj. Ajo ka ndarë me ndjekëset e saj, një videmesazh, ku ka rrëfyerë eksperiencë të vetën, për të treguar se të gjitha jemi të barabarta në këtë “luftë”, siç e quan ajo.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim”, tregon këngëtarja, duke shtuar se njeriu i parë me të cilin e kishte ndarë këtë shqetësim, kishte qenë bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku.

“Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”,tregon Xhensila, e prekur.

Ajo tregon se pas atij momenti, bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj, duke i sugjeruar të gjitha vajzave dhe grave, që të bëjnë po të njëjtën gjë. Në fund të videos, ajo iu bën thirrje të gjitha ndjekëseve të saj, që të kontrollohen, dhe të gjitha atyre që vujnë nga kjo sëmundje, që të gjejnë forcën brenda tyre për të luftuar.

/News31