Trondit Paloma/ Rrëfen dhunën prej 8 vitesh nga bashkëshorti i saj, muzikanti Alandy!
Me fillimin e formatit të “Big Brother VIP”, zbuluam shumë të panjohura dhe detaje personale nga personazhet publikë që u bënë pjesë e tij. Zbuluam tradhëtinë që kishin pasur apo që kishin kryer ndaj partnerëve të tyre, zbuluam detaje nga fëmijëria, zbuluam dhe dramat e tyre më të mëdha të jetës dhe sfidat me të cilat ata janë përballur.
Duket se e tillë ka qenë dhe një nga situatat e mbrëmshme. Paloma, në një bisedë me Monika Lubonjën, ka rrëfyer dhunën nga bashkëshorti i saj, muzikanti Alandy. Gazetarja e njohur ka treguar të gjithë skenën e momentit kur është dhunuar nga ai. Sipas versionit të Palomës, veprimet që ai ka kryer ndaj saj, ishin shumë të rënda dhe se ajo e ka duruar këtë situatë për 8 vite rresht, pasi Alandy më parë ka pasur një varësi ndaj alkoolit.
Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më pëplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë Alandy ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio. Ai është shprehur më shumë mbi hyrjen në “Big Brother VIP” të bashkëshortes së tij. I pyetur nëse ka pasur raste që Paloma e ka bërë atë xheloz apo e ka mërzitur, ai shprehet:
Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë për të dëgjuar fjalët e të dyve.
View this post on Instagram